Rama: Imagjino të dërgojmë bufin në Bruksel! Do u ngrejë tavanin atyre?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një mesazh të qartë për rrugën europiane të Shqipërisë dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, të cilin e ironizoi sërish si “bufin e kënetës”.

“Çfarë do të zgjedhim më 11 maj? Interesin e vendit të tërë apo interesin e një shtëpie të një individi? Ose do zgjedhim të jemi në BE, ose të jemi me kënetën dhe bufin e kënetës,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se mandati i radhës në qeverisje është i arritshëm për PS, por theksoi se ky nuk është thjesht një mision elektoral. “Ne e dimë që i marrim 71 mandatet, edhe duke bërë vetëm atë që kemi bërë gjithmonë – shumë punë. Por tani na duhet diçka më shumë, për të mos ndërprerë asnjë sekondë negociatat,” tha kryeministri.

Rama sulmoi edhe idenë që Berisha mund të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare: “Nuk mund të dërgojmë bufin në Bruksel. Ne i mësuam atyre se nuk na shohin më nga lart poshtë, por sy më sy. Imagjinoni ata të marrin vesh që shqiptarët kanë zgjedhur të flasin me dikë që i fiket llamba tre herë për çdo fjalim. Çfarë do t’u thotë? Që do t’u ngrejë tavanin në Bruksel?”/E.T

Të fundit

Mbrojtja ushtarake, ambasadorët e BE-së miratojnë fondin 150 miliardë euro

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën krijimin e një fondi të ri për blerjen e armëve, me një...

“Sali Berisha është qaraman!” Endri Shabani ka një këshillë për partitë e reja

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare teksa ka komentuar bashkimin e forcave me Adriatik Lapajn. I ftuar...

Kërcënimet ndaj Osmanit, Prokuroria Speciale nis hetimet për identifikimin e autorëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar nga lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani, teksa njofton se ka autorizuar njësinë përkatëse të policisë që...

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u kontrolluar” dhe kanë shkaktuar përplasje...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Lajme të tjera

Web TV