Rama ironizon opozitën nga Durrësi/ Plasi syri i keq, mandati i 9-të u mor tani!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I mbështetur nga një turmë simpatizantësh, Rama u shpreh i sigurt në fitoren e radhës, duke ironizuar opozitën me fjalët: “Plasi syri i keq. Jam shumë i sigurt kur shikoj këto pamje se mandati i 9-të u mor. Sa më shumë na marrin inat, aq më shumë zhyten vetë.”

Kryeministri iu rikthye me humor kritikëve që komentojnë pjesëmarrjen e lartë të grave në strukturat e PS-së, duke theksuar transformimin që ka ndodhur në parti.

“Kur nisëm këtë rrugë, PS e Durrësit dominohej nga burrat, kishte shumë pak gra në organizim,” tha Rama. “Tani jo vetëm që janë pjesë e rëndësishme, por një grua është në krye të drejtimit të qytetit. Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua – kjo është forca e re.”/E.T

Të fundit

“22 vite më vonë”, ish-banorja e “Big Brother VIP” takon më në fund babain e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, është takuar më në fund me babain e saj. Përmes platformës...

Trupi i Papa Françeskut transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, homazhe deri të premten

Trupi i Papa Françeskut do të transferohet sot në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe besimtarët. Shifrat e pjesëmarrësve pritet të jenë...

Pas rënies së fitimeve të Tesla, Elon Musk do të reduktojë rolin në adiminstratën e Trump

Elon Musk ka njoftuar se do të reduktojë angazhimin e tij në administratën e presidentit Donald Trump, duke pranuar se roli i tij politik...

Vajza e Gjovalin Prendit: Autorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”,...

23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

Nga Leonard Veizi Ka një datë në kalendar që vazhdon të ngazëllejë target-grupin e shkrimtarëve dhe atyre që shkruajnë në përgjithësi, jo vetëm letërsi fiksionale. 23...

Lajme të tjera

Web TV