SPAK zbardh akuzat ndaj shefit të Policisë Rrugore: Morën ryshfet për një aksident

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një informacion zyrtar sa i përket kërkesës për të arrestuar shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka, dhe dy oficerëve, Edison Tabaku dhe Sokol Navaku, të akuzuar si të përfshirë në korrupsion pasiv. Sipas SPAK, ata i kanë kërkuar 2000 euro një shtetaseje të përfshirë në një aksident me 5 të plagosur në Tiranë, në datën 16 prill, në mënyrë që të mos e arrestonin.

Ngjarja sipas SPAK

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro./E.S

Të fundit

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

“Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm”

Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe...

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe,...

Lajme të tjera

Web TV