7Pronat në fokus të Koalicionit Euroatlantik/ Basha: Do bëjmë drejtësinë që mungoi në ’91

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit me banorë të Kamzës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha theksoi se do të përdoret parimi “Utis Posidetis”, që do të thotë kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën, ku është e zënë do të kompensohet ,me vlerën e tregut.

Ai tha se fatura shkon në 8 miliardë euro, do paguhet nga një kombinim i fondeve publike dhe aseteve publike. Sipas tij, nëse kjo do të zgjidhej më herët fatura nuk do të ishte kaq e lartë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Tre janë dëmet kryesore që u janë bërë pronarëve. E para, shpronësimi nga regjimi komunist, që ky tani thotë do t’ua shpërblej me 3% të vlerës së pronës, që është një shpronësim i dytë. E dyta, 7501 dhe e treta, zënia e tokës dikur bujqësore më pas truall gjatë procesit masiv të lëvizjes së popullsisë në periudhën 90-2025.
Si zgjidhet?
Zgjidhet me një parim shumë të lasht, i cili sot mësohet në semestrin e parë të fakultetit juridik në vit të parë, në çdo shkollë juridike. Dhe ka mbetur në latinisht sepse është një parim i të drejtës Romake, që quhet “Utis Posidetis”, siç e posedon. Kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën. S’ka rëndësi nëse ia ka zënë shteti, apo dikush tjetër, nëse prona është e lirë dhe e papërdorur, kjo pronë i kthehet menjëherë dhe ndalet çdo proces buroktratik apo gjyqësor kundër pronarit.
Ku prona është e zënë, s’ka rëndësi kush e ka zënë shteti apo privati, prona kompensohet me vlerë tregu, meret përsipër nga shteti. Dhe këtu ishte yçkla me legalizimin. Prit ne të marim lekët me legalizimet, që të kompensojmë pronarët. Jo, këto janë dy probleme që duhen zgjidh menjëherë me prerjen e nyjes gordiane.
Sa është vlera? 8 miliardë euro është vlera që kemi llogaritur. Po ta kishim bërë këtë punë në 91-in, do të ishte 1 miliard. Po ta kishim bërë para 4, 5 vitesh do të ishte 5 miliardë, sot është 8 miliardë euro. Do paguhet nga një kombinim i fondeve publike, pra i buxhetit të shtetit, i aseteve publike, atyre aseteve që ky ia jep Korporatës së Investimeve Stretegjike dhe i kompanive publike, KESH-it, të ardhurave të tyre. Është modeli i Kroacisë, kanë patur edhe ta anjë problem të tyrin i këtij lloji dhe kështu e kanë zgjdihur. Kështu do ta zgjidhim dhe ne.
Obligacioni që ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh, do të shlyhet në një periudhë 20 vjeçare 1/20 çdo vit, por titulli do të lëshohet menjëherë./e.t

Të fundit

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Lajme të tjera

Web TV