Shkruan Kozeta ZAVALANI*
E vendosur në SHBA-ës, aty nga fundi i shekullit të 20-ë, shkrimtarja shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, ka shkruar dhjetra libra; në gjininë e romanit, poezisë, përkthimit, gazetarisë dhe publicistikës.
Në ditën Botërore të Librit, mora dhuratë 5 libra nga motra e shpirtit korçar; shkrimtarja e poetja e talentuar Raimonda Moisiu –Sade, që prej disa javësh gjendet në atdhe.
Ndonëse jeton në Amerikë, nuk ështē shkëputur kurrë nga Shqipëria dhe pasioni i saj, letërsia e krijimtaria. Raimonda është krijuesja modeste që krijimtarinë e saj e sheh gjithmonë si proçes integrues i shkrimtarëve shqiptarë në mërgatë pa vënë kurrë në qendër veten e saj, por duke sjellë gjithmonë bashkë krijuesit dhe lëvruesit e letrave shqipe, dhe ka realizuar 201 intervista me personazhe të letrave shqipe dhe të të gjitha fushave. Libri, thotë ajo, është pasuria ime më e madhe.
Unë do të shtoj thënien e Abraham Lincoln:”Miku im më i mirë është ai që më dhuron një libër të cilin nuk e kam lexuar”.
400 vjet më parë, më 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega. Thuhet se ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën në zonën e Katalonjës, Spanjë, ku atij që blinte një libër, i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Duke më dhënë librat Raimonda thotë:”Falenderim dhe Mirënjohje të thellë për Publishing House, “Botimet Jozef”, intelektualin e shquar, qytetarin dhe botuesin model dhe dinjitoz, Z. Aurel Kaçulini që me përkushtim, kujdes, besim, dashuri dhe mirësi, për dhuratën më të bukur, unike dhe me vlerë, që më bënë me rastin e ditëlindjes sime, pēr duke nxjerre nga botimi 5 librat e mij”.
Librat janë:
– “Pafajësia e Evës”, roman me 240 faqe me parathënien e shkruar nga gazetarja dhe lektorja e njohur, Elsa Xhai.
-“Eva’s Innocence”, novel in English language, 240 pages, – përkthyer nga vetë autorja, (R.Moisiu) dhe vlerësuar për përkthimin nga Ph. D Yllka Filipi/Writer
-“Vite Poetike” –libër me poezi me 430 faqe dhe me parathënien e shkruar nga Marjana Bulku Zeneli, Filologe/ Shkrimtare/ Gazetare.
-The Poetic Years” liber me poezi me 430 faqe -të përkthyera jo vetëm në gjuhën angleze, por edhe në disa gjuhë të tjera sikundër: Italisht, Greqisht, dhe Montenegrin, dhe me parathënie nga Vasil Tabaku Shkrimtar/ Poet/ Publicist, dhe përkthyer në gjuhën angleze nga vetë autorja.
Poetja Moisiu, falenderon vecanërisht “Village Bread & Bagel” sipërmarrësin e njohur shqiptaro-amerikan, Vincens Jubani, resident në Jacksonville, Florida, për sponsorizimin e librit poetik.
-Libri “NË GJURMË TË FJALËS”, (me 432 faqe) -Vështrime/Përsiatje/ Kritika-
Mirënjohje dhe Falenderim, për miken me vlera Raimonda Moisiu –Sade për këto libra me vlera që u dhuron lexuesve sepse, leximi e ndriçon mendjen e njeriut, e njeh dhe e informon me aspektet e jetës dhe të botës. E bën njeriun më të edukuar, më të kulturuar.Të lexuarit e librave pasuron botën e brendshme shpirtërore.
Libri është thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut dhe veçanërisht për të kultivuar vlerën e diturisë dhe qytetarisë.
Ndaj mos tu ndaltë pena pēr ta bërë mendjen e lexuesit të jetë më kreative dhe aktive!
Librat e rinj, të shkrimtares dhe publicistes së njohur shqiptaro-amerikane, Raimond Moisiu-Sade, mund t’i porositni dhe merrni, pranë
Shtëpisë Botuese “ BOTIMET JOZEF”, Rr.Epikadeve, Durrës, Albania.
Kozeta Zavalani,
*Shkrimtare, Gazetare dhe Aktiviste e Shquar e Shoqërisë Civile, dhe në komunitetin e Letrave Shqipe.