Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri? Po përgatitet plani me mbështetjen e OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Burime të gazetës britanike “The Telegraph” e kanë përshkruar lëvizjen si “revolucionare”, veçanërisht pas diskutimeve mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe drejtuesit të UNHCR-së për mundësinë e pagesës së vendeve në Ballkan për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Britania.

Sipas një tjetër gazete britanike, “The Times”, qeveria në Londër po shqyrton ngritjen e disa qendrave jashtë vendit për të strehuar emigrantët e refuzuar, me Ballkanin si një opsion të mundshëm. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.

Një dokument i UNHCR thekson “nevojën për sisteme efikase të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, duke sinjalizuar mbështetje për vende si Mbretëria e Bashkuar, për sa kohë që nuk shkelet parimi i mbrojtjes së refugjatëve dhe të drejtat e njeriut. UNHCR ka theksuar se monitorimi i standardeve të të drejtave të njeriut në këto qendra do të ishte kusht i domosdoshëm.

Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Vetëm të premten, 51 emigrantë u kapën dhe u zbarkuan në portin e Doverit, një incident që përfshiu edhe një emergjencë mjekësore ku një emigrant humbi jetën.

Lexo edhe :  E gjithë bota në zi për Papën, por ky është vendi që nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar

Ndërkohë, opozita ka kritikuar qeverinë aktuale, me Chris Philp, Sekretari i Brendshëm në hije, që akuzon kryeministrin Keir Starmer se “ka humbur kontrollin e kufijve”, duke thënë se Britania kishte mundësi të ishte lidere globale me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, por që u anulua nga qeveria laburiste./e.t

Të fundit

7Pronat në fokus të Koalicionit Euroatlantik/ Basha: Do bëjmë drejtësinë që mungoi në ’91

Gjatë takimit me banorë të Kamzës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për pikat e programit për...

SHBA, sekretares së Sigurisë Kombëtare i vjedhin çantën teksa darkonte në një restorant

Çanta e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, raportohet se është vjedhur teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytetin Washington. Siç...

Si e ndërtoi Cristiano Ronaldo një markë miliardë dollarëshe dhe një perandori biznesi

Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo mbetet një nga sportistët më të famshëm në botë – jo vetëm për arritjet e tij në futboll, por...

Berisha krah Vangjel Dules në Korçë!/ Pensioni minimal dhe minimumi jetik 200 euro

Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha u shfaq krah Vangjel Dulës kreu...

VIDEO/ Basha fushatë nga bilardoja!

Në një kohë kur fushata elektorale ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, aktorët politikë janë në kulmin e protagonizmit të tyre....

Lajme të tjera

Web TV