Igli Tare te Milani, po vjen takimi final për lëvizjen e madhe! Ibrahimovic tha “po”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Igli Tare te Milani, thuajse e kryer. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka disa muaj që përflitet si drejtori sportiv i ardhshëm i skuadrës italiane dhe duket se po ndodh.

Drejtuesit e “Djallit” dhe Tare do të takohen për herë të katërt për të diskutuar detajet e fundit të kontratës. Tare ka disa javë që pret një konfirmim final nga drejtuesit kuqezi.

Tare tashmë nuk ka rivalë të tjerë në këtë maratonë takimesh. Ai shihet si një kandidat bindës në Milano, sidomos pas punës spektakolare që ka bërë më parë te Lazio.

Milani po tenton të gjejë njeriun ideal për të bashkëpunuar me administratorin Giorgio Furlani dhe ai do të jetë Igli Tare. Detajet do të vendosen këtë fundjavë. Pritet që zyrtarizimi i kësaj goditjeje të madhe të ndodhë në mesin e javës së ardhshme.

Zlatan Ibrahimovic është njeriu më pozitiv në Milano për Taren. Suedezi e pëlqen shumë ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe i ka kërkuar Milanit të mos hezitojë për të.

Të fundit

“Marrim 3 mandate në Shkodër”, Tom Doshi takim me qytetarët

Mes mijëra simpatizantëve kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidatët për deputet në qarkun Shkodër zhvilluan një...

“Mirë se erdhe Princ Uzuni”, futbollisti i kombëtares bëhet baba për herë të parë

Myrto Uzuni, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin përmes një postimi në Instagram. Futbollisti ka publikuar një...

“Ferri” në New Jersey! Shkatërrohen bizneset digjen mijëra hektarë, evakuohen tre zona

Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood Forest, në Ocean County, New...

Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral sot në Berat. Ai deklaroi se pas anëtarësimit në BE, Shqipëria do marrë 300 milion Euro vetëm për...

Rama batuta me demokratin: “Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi. Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin...

Lajme të tjera

Web TV