Lojtari i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka shpërndarë lajmin e lumtur se është bërë baba për herë të parë. Ai ka postuar një foto të bebit të tij, duke e shoqëruar me fjalë zemre për partneren e tij, Uarda Hyseni, dhe djalin që sapo kanë sjellë në jetë.
“Mirë se erdhe Prince Uzuni,” ka shkruar Uzuni, duke zbuluar emrin e të birit. Ai ka vazhduar me fjalë të ngrohta për partneren, “Të dua Uarda,” tha sulmuesi i Kombëtares, që gjithashtu ka shpërndarë emocionet e saj në rrjetet sociale.
Uzuni kishte shpallur me shumë gëzim lajmin e bëhjes baba gjatë një feste speciale në “Arena Kombëtare”, ku dhe zbuloi gjininë e fëmijës, duke njoftuar se do të bëhej baba i një djali.
Kujtojmë se Myrto Uzuni, i cili është 29 vjeç, kaloi në janar tek klubi amerikan Austin, pasi klubi pagoi klauzolën që prishte kontratën e tij me Granadën në Spanjë./e.t