Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së drejtësisë. Nga një takim që ai zhvilloi me pensionistët në Gjirokastër, u shpreh se shpatën e drejtësisë e hoqi nga zyra e tij dhe ia dorëzoi prokurorëve të pavarur.
Rama tha se Altin Dumani është njeri me integritet, por ka qenë i çarmatosur deri në momentin kur u bë drejtësia e re, që kryeministri ia atribuon si meritë PS.
Ndërsa atyre që thonë se ka gjysmën e qeverisë në burg, Rama iu përgjigj duke thënë se “duan të marrin pushtetin me duart e drejtësisë, duke më vënë në pozitë të vështirë mua”.
Ai deklaroi se nuk vihet në pozitë për shkak se ka luftuar që drejtësia të ishte e pavarur, duke goditur edhe njerëz brenda familjes socialiste.
“Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh nese do njerez te opozites do ishin para drejtesise dhe njerezit tone jo”, tha Rama.
Edi Rama: Kam marrë shpatën që kisha aty në zyrë që kalonte dorë më dorë, që nga 1912 dhe prandaj ne për turpin e madh të kësaj politik, të burgosin e fundit politik e kemi në demokraci, Fatos Nanon, sepse bufi kishte shpatën në zyrë. Me atë shpatë bam, i ra kryetrarit të opozitës dhe e futi në burg. Ne morëm vendimin shpatën ta dorëzojmë
Altin dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nag shkolla në 2020? Jo. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur! Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ca i thoshte politika , për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre., të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë.
Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh. Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh i juaji nëse do ju thosha që ‘unë dua mbështetje, dua që ta kemi vetë timonin, se ishte edhe timoni përveç tepsisë, më hiqni nga prehri këta që i flasin shoferit, që të shkojmë përpara. Se ata nuk i flisnin shoferit, ata të kapnin timonin për pazaret e tyre, që të bëjmë drejtësi, që të godasë majtas e djathtas, e kam thënë atëherë. Do isha tradhtar nëse sot do ndodhte e kundërta, nëse ata do ishin para drejtësisë dhe ne jo./E.S