Rama të rinjve: Kërkoni “Rama nudo”, Berisha: fushatë e turpshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre javë para datës së zgjedhjeve fushata elektorale po shoqërohet me fjalime bulliste, disi denigruese dhe jo etike. Nën akuzë po vendoset kryeministri Edi Rama për deklaratat e tij, por nga ana tjetër as Berisha dhe mbështetësit nuk qëndrojnë pas, duke sulmuar po me gjuhë denigruese kryeministrin Rama.

Një nga kodet e kaluara me marrëveshje të plotë mes palëve politike ishte “kodi etij” përgjatë fushatës elektorale. Mirëpo vetëm për etikë nuk mund të flitet. Daljet e shpeshta në takime në zuna të ndryshme ka ekzaltuar liderët politikë, duke lëshuar edhe deklarata bullizuese, denogruese madje edhe seksiste. Në dukje “rekordin” e mna kryeministri Edi Rama, por pas çdo deklarate jo etike sikurse shihet në qëndrimet publike në rrjetet sociale apo mitingje, edhe opozita I është kundërpërgjigjur kreut të qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një retorikë të pazakontë për të kërkuar mandatin e katërt.

Në vend të premtimeve, ai ka përshkallëzuar gjuhën tallëse dhe përçmuese ndaj qytetarëve që nuk mbështesin Partinë Socialiste, duke i ndarë publikisht në “të mirë” e “të mbrapshtë”, në “qytetarë të BE-së” dhe “bufa të kënetës”. Në një takim me të rinjtë e Kavajës ditën djeshme, Rama bëri thirrje që ta kërkojnë emrin e tij në Google me fjalët “Rama nudo”, duke i çuar në një imazh të vitit 2007 që vetë e ka përmendur në të kaluarën si shembull i keqpërdorimit politik. Më tej, retorika e tij ka goditur burrat shqiptarë, të cilët i ka cilësuar si “çyrykë”, “me gjysmën e trurit në ujë këneta”, dhe që “po nuk do gratë t’i ndalin, janë në gjendje të marrin në qafë fëmijët dhe vendin”. “Gjysmat e burrave s’janë mirë. Mund të jetë në rregull ai me jetën e vet, por s’e kupton pse e do kënetën. Janë çyrykë. Gjysmën e trurit e kanë me ujë këneta. Imagjinoni të mos kishit gratë në Maliq, do ishit pa rruar e pa larë”, tha Rama në një takim në juglindje të vendit.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ministri Peleshi, i cili deklaroi se “ka shpresë për burrat, por e sotmja është e grave”, ndërsa Rama shtoi se çdo lidhje apo martesë e ardhshme duhet të varet nga zgjedhja politike: “Krushqia me çdo demokrat varet nga: je me BE-në apo me kënetën. Nëse je me kënetën, nuk ka vajzë për ty!”. Në Dibrën, ai i quajti kundërshtarët “bufi i kënetës”, ndërsa në Korçë i tha kryebashkiakut se është “për okllainë”, duke ironizuar mënyrën si vishej në një miting politik. Në një tjetër dalje, ai kërkoi që “burrat demokratë të mbahen në shtëpi më 11 maj”, një thirrje drejtuar grave që të mos i lejojnë bashkëshortët të votojnë për opozitën. Këto deklarata kanë sjellë reagime të forta, ku lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Rama përdor “gjuhën e një kopuku” dhe se “me atë gjuhë nuk do kalonte Qafën e Buallit pa u tredhur”. Berisha tha se shqiptarët ia kanë prerë biletën dhe se fyerjet ndaj burrave janë dëshmi e arrogancës së një njeriu që ka humbur sensin e përgjegjësisë. Në rrjetet sociale dhe opinionin publik janë shtuar kritikat ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri, e cila jo vetëm i ndan qytetarët sipas bindjes politike, por i etiketon dhe i fyer në bazë të gjinisë dhe origjinës së votës.

Lexo edhe :  11 vjeçarja dhe babai i saj bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm duke pastruar bregun e detit

Me një retorikë që përçan, përbuz dhe flet me tallje për njerëzit që nuk e mbështesin, Edi Rama ka kthyer fushatën elektorale në një serial përçmimesh. Në mungesë të premtimeve konkrete, zgjedhja për 11 majin po shtrohet si një betejë mes atyre që ai i quan “cyrykët” dhe një mazhorance që kërkon të zëvendësojë votën me duartrokitje të detyruara. Kryeministri Edi Rama, dje gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin e takimeve të tij me gratë dhe vajzat, duke i quajtur “gyshmakë” ata burra që e shohin këtë si problem. “Pse bëj mbledhje vetëm me gratë dhe vajzat? Kjo po fillon të shqetësojë disa burra.

Ata që e bëjnë problem këtë gjë, janë gyshmakë. Janë çyrykë. Sepse edhe unë, nëse nuk kuptoj rolin e gruas sime dhe pozicionin tim në krah të saj, jam çyryk,” u shpreh Rama. Ai theksoi se përpara përfshirjes masive të grave në politikë nga Partia Socialiste, vendi ishte “gjysmak”, duke e lënë jashtë funksionimit gjysmën më të mirë të shoqërisë. “Shqipëria ka qenë gjysmake, sepse gratë shtypeshin dhe anashkaloheshin. Kemi kënetën me burra sa të duash. Në PS kishim vetëm 12% gra. 90% burra. Imagjinoni një shtëpi me 9 burra dhe vetëm një grua. Sot kemi arritur në 40% dhe kjo nuk duhet të ndalet derisa të bëheni 50%,” theksoi ai.

Të fundit

Si e ndërtoi Cristiano Ronaldo një markë miliardë dollarëshe dhe një perandori biznesi

Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo mbetet një nga sportistët më të famshëm në botë – jo vetëm për arritjet...

Berisha krah Vangjel Dules në Korçë!/ Pensioni minimal dhe minimumi jetik 200 euro

Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha u shfaq krah Vangjel Dulës kreu...

VIDEO/ Basha fushatë nga bilardoja!

Në një kohë kur fushata elektorale ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, aktorët politikë janë në kulmin e protagonizmit të tyre....

Filmat e krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të fitojnë Oscar?!

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar rregullat e reja, sipas të cilave përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk do të dëmtojë mundësitë...

Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Një aksident i katërfishtë është regjistruar pasditen e së martës në zonën e Shkozetit, në Durrës. Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende...

Lajme të tjera

Web TV