Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën, ndërsa dollari u dobësua më tej, për shkak të politikave që po ndjek Presidenca e SHBA-ve me tarifat dhe mosmarrëveshjeve me Rezervën Federale.

Një onz kuotohet për 3400 dollarë dhe kjo vlerë është 13% më e lartë se një muaj më parë dhe në krahasim vjetor është rritur 45%. Por nëse shkojmë 20 vite përpara, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë dollarësh në vitin 2005 do të vlente sot rreth 145 mijë dollarë.

Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për onz. Kjo e bën arin një investim tërheqës për ata që kërkojnë stabilitet dhe rritje të vlerës së pasurisë së tyre në afat të gjatë. Ari i investuar, në formën e shufrave dhe monedhave, është i përjashtuar nga taksat si TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin kapital, duke e bërë atë një opsion tërheqës për investitorët që kërkojnë të ruajnë dhe rrisin pasurinë e tyre pa barrë tatimore./E.S

Të fundit

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u vijuar me numërimin e votave...

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje e asaj për të cilën...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Lajme të tjera

Web TV