Shqiptarëve në Greqi do t’iu njihen pensionet? Rama zbulon “prapaskenat” me palën greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të takimeve elektorale është ndalur këtë të martë në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë takimit me gjirokastritët kreu i qeverisë u ndal dhe te çështja e pensioneve me vendet e tjera fqinje, kryesisht me Greqinë.

Rama bëri me dije se pala shqiptare dhe ajo greke janë duke vijuar negociatat për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve. Ndonëse nuk dha një datë apo afat lidhur me këtë çështje e cila është e rëndësishme për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, kryeministri theksoi ndër të tjera edhe rëndësinë që pasaporta europiane do të ketë për ta.

Sipas tij, pasaporta e BE-së përbën një ndryshim rrënjësor në statusin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në Greqi, ku problemet e shumta burokratike marrin fund për shqiptarët që e zotërojnë atë.

“Njohja e pensioneve me Greqinë dhe Italinë…është një volum i madh që të njohë pensionin e kontribuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive. Ne kemi filluar negociatat dhe nuk e dimë sa mund të zgjasin me Greqinë.

Por në momentin që hyjmë në BE dhe që shqiptarët marrin pasaportën…thoshin ata çyrykët dje “ka dalë Rama me një pasaportë se nuk ka çfarë tregon më”…unë kam çfarë tregoj në çdo cep të Shqipërisë. Ajo është përmbledhja e të gjitha gjërave që kemi bërë.

Nuk ta jep BE nëse ti nuk i ke bërë të gjitha të tjerat. Me atë pasaportë ndryshon menjëherë statusi i qytetarit. Të gjithë ata që janë në Greqi, marrin pasaportën, të gjitha problemet e tyre me shtetin grek mbarojnë. Flas për probleme letrash. Në çdo vend të BE-së, ti me atë pasaportë je njësoj si qytetari i atij vendi. I vetmi ndryshim është që ai mund të bëhet deputet, ti jo”, tha Rama./E.S

Të fundit

Ndoshta s’keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Sipas Forbes, sipërmarrësja 30-vjeçare e Silicon Valley dhe bashkëthemeluese e Scale AI, është miliarderja më e re e cila...

PD në “pikiatë”, a po lind një opozitë e re?

Në studion e “Real Story” u diskutuan të dhënat e sondazhit të publikuar të hënën në ABC News, sondimi ky i kryer në bashkëpunim...

Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja!

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se ai nuk u trembet partive të...

Tarifat mund të ulin shitjet e makinave deri 1.8 milionë në SHBA dhe Kanada në vitin 2025

Tarifat prej 25 për qind të administratës së Donald Trump ndaj industrisë automobilistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e makinave në SHBA dhe...

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e gazetarit Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet gjyqësore për kontrollet ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike. "Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton...

Lajme të tjera

Web TV