Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për një emision televiziv, Kryemadhi tha se telefonon dhe takon çdo ditë miqtë e saj, dhe kërkon vota në Tiranë për ish-bashkëshortin.

“Nuk kam pse të shkoj në struktuart e partisë. Shkoj dhe takoj atë kontigjent njerëzish që nuk janë pjesë e strukturave të partisë. Ata e kanë ndarë mendjen për Ilir Metën. Kur i kontaktoj them më bëni një listë edhe të njerëzve që unë duhet të kontaktoj. Aty ulemi pimë kafe, unë nuk kam nevojë të prezantohem me Pranvera Borakajn po them, ne njihemi prej 30 vitesh, marrdhënia jonë është aq personale, aq miqësore, jemi rritur bashkë, kemi luftuar bashkë”. tha ajo.

Borakaj: Ka nga ata që çuditen që kërkoni kaq shumë mbështetje për ish-bashkëshortin?

Kryemadhi: Nuk besoj se ju bën përshtypje, divorcet janë shtuar shumë kohët e fundit. Njerëzit që më njohin e dinë karakterin tim, e dinë edhe mënyrën si llogjikoj. Kush nuk më njeh thotë hë se do kalojë. Kush më njeh e di që jemi në një etapë tjetër, ndryshe nga ajo që shikon opinioni publik./E.T

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV