Zbulohet plani/ Policia 150 metër larg QV-ve, si do të ndërhyhet nëse fotografohet vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Çeli, i cili mban postin e drejtorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit zbuloi për A2 CNN mënyrën si forcat e rendit do të ndërhyjnë në rast të problematikave jashtë dhe brenda qendrave të votimit në zgjedhjet e 11 Majit.

Ligji e përcakton që efektivët e policisë do të dislokohen 150 metër larg QV-ve, ndërsa Çeli nënvizoi se çdo paligjshmëri si fotografim i votës apo të tjera, nuk do të mbeten pa ndëshkuar.

“Asnjë qytetar në rast se evidentohet nuk do të mbetet pa ndëshkuar nga strukturat e posaçme kundër krimeve zgjedhore. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimi me strukturat e KQZ do të jetë sipas përcaktimeve. Dislokimi i forcave të Policisë së Shtetit do të bëhet 150 metër larg QV-ve. Për të bashkëpunuar dhe për të ndërhyrës sipas vendimit të fundit të KQZ janë caktuar dy koordinatorë që me evidentimin e rastit do të njoftojnë sallat e kontrollit të drejtorive vendore ose drejtuesin e shërbimit dhe menjëherë policia do të marrë masa për ndërhyrjen në ambientet e jashtme. Në ambientet e brendshme, Sekretari i Komisionit të QV-së njofton Policinë e Shtetit dhe efektivët menjëherë ndërhyjnë në qendrën përkatëse të votimit”, shpjegoi Çeli./E.S

Të fundit

Ndoshta s’keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Sipas Forbes, sipërmarrësja 30-vjeçare e Silicon Valley dhe bashkëthemeluese e Scale AI, është miliarderja më e re e cila...

PD në “pikiatë”, a po lind një opozitë e re?

Në studion e “Real Story” u diskutuan të dhënat e sondazhit të publikuar të hënën në ABC News, sondimi ky i kryer në bashkëpunim...

Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja!

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se ai nuk u trembet partive të...

Tarifat mund të ulin shitjet e makinave deri 1.8 milionë në SHBA dhe Kanada në vitin 2025

Tarifat prej 25 për qind të administratës së Donald Trump ndaj industrisë automobilistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e makinave në SHBA dhe...

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e gazetarit Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet gjyqësore për kontrollet ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike. "Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton...

Lajme të tjera

Web TV