Brenda “zemrës” një pistoletë, pse u arrestua i riu në Don Bosko

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga. Policia thotë se ai kishte me vete një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se do ta shiste.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste”, njoftoi policia.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga policia, i riu kishte vendosur ta fshihte armën brenda një kutie në formë zemre.

E aty mendonte se nuk do dyshonte njeri, por jo për policinë. Tashmë 23-vjeçarit i duhet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa autoritetet thonë se po punojnë për të identifikuar të tjerë persona që mund të kenë bashkëpunuar me të riun./E.S

Të fundit

“S’ka më jetë për banorët”/ Braçe denoncon zaptimin e Tiranës së Re

Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në...

Agron Shehaj në Berat: Flasin për BE-në, por fondet për fermerët i vodhën

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha...

Kryeqyteti lituanez zbulon planin e evakuimit në rast pushtimi

Zyrtarët në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, kanë zbuluar një plan evakuimi që do të përdoret në rast të një pushtimi të qytetit. Ai përcakton se...

Komisioni i Disiplinës nuk fal, e pëson trajneri Daja, gjobiten klubet e elitës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar....

Gjuha agresive politike/ Avokati i Popullit u përcjell partive politike Kodin e Sjelljes

Institucioni i Avokatit të Popullit u ka përcjellë partive kryesore politike shqiptare Kodin e Sjelljes gjatë fushatave zgjedhore. Përmes një njoftimi, Institucioni i Avokatit të...

Lajme të tjera

Web TV