“Dosja 5D”, SPAK kërkon burg për Deborah Keçin dhe 3 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes 5D, fraksion 2.

Në këtë dosje të pandehur janë: ish-Drejtoresha e klubit “Tirana” Deborah Keçi, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi e Jetojn Mera të akuzuar për “shkelje të baraizë në tendera”.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar GJKKO dënimin me 1 vit burgim për ish-drejtoreshën e Bashkisë Tiranë, Deborah Keçi e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton 8 muaj burgim.

Për të pandehurit Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj.

SPAK ka kërkuar gjithashtu për 4 të pandehurit 2 vite shërbim prove më qëllim për të mos kryer asnjë vepër penale jgatë kësaj periudhe si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë palët mbrojtëse kanë kërkuar kohë që të përgatisin mbrojtjen, ndërsa seanca e radhës u catkua më datë 8 maj në orën 12:00.

Deborah Keçi, ë cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, “e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Teuta Guri, në cilësinë e anëtarës së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, “i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Lexo edhe :  Gjendet celulari i Ilaria Sulës në banesën e ish të dashurit filipinas

Jetjon Mera, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, “i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë hetimeve është provuar se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

Gjithashtu është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga Deborah Keçi./E.S

Të fundit

Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me këtë vend

ëshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

GJKKO ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së parë dhe më pas Apeli...

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori...

G Bani shpërthen kundër Laertit: Hipokrit që vë gjoba!

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV