Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi, të cilën e ka shpërndarë në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.
Në video dëgjohet një qytetar, i cili ka marrë pjesë në një takim të Berishës, teksa i thotë se nuk do të arrijë fitore.
“Do të doja që të bëhet një alternim nga ana juaj, se fitore nuk bëhet fjalë fare. Hiqe nga mendja”, dëgjohet qytetari në video, të shoqëruar edhe me një buf në vend të figurës së Berishës.
“Saktë fare vëlla, po kujt ia thua… prandaj voto 5 e ta fusim Shqipërinë në BE se këneta s’ka sy për qabe”, shkruan Rama krahas videos. m.p.