Gjendet celulari i Ilaria Sulës në banesën e ish të dashurit filipinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare të vrarë në Romë mes datës 25 dhe 26 mars nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.

Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, ku ndodhi edhe krimi makabër pas informacioneve të dhëna nga Mark Samson.

Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar celularin e viktimës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Ilaria Sula, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë, u godit me thikë nga ishi i saj në banesën e tij. Në shtëpi ishin edhe prindërit e 23-vjeçarit në momentin që ndodhi vrasja.

I riu e vendosin trupin në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli.

Shqiptarja u zhduk më 25 Mars, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet më 2 Prill. Mark Samson, pasi e vrau studenten 22-vjeçare, përdori celularin e saj për t’u dërguar mesazhe familjarëve të Ilarias, si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale, që t’i bënte të besonin se ajo ishte mirë dhe se ishte larguar me dëshirë.

Vrasësi pretendonte se e kishte hedhur në një puset pak ditë pasi e vrau Ilaria Sulën, por celulari u gjet në banesën e tij, një tjetër gënjeshtër e Mark Samson e hedhur poshtë.

Deri më 1 prill celulari i viktimës ishte aktiv dhe pikërisht qelizat e telefonit dërguan hetuesit tek Mark Samson, për të zbuluar më pas edhe të vërtetën tronditëse.

Telefoni i 23-vjeçari është sekuestruar gjithashtu dhe po ekzaminohen bisedat si edhe SMS-të e tij në rrjetet sociale.

Nëna e tij Nors Manlapaz është gjithashtu nën hetim, e akuzuar për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Roli i babait të Samsonit, si edhe disa miqve dhe të afërmve që mund ta kenë ndihmuar ose e kanë mbuluar atë në orët pas krimit, është ende duke u shqyrtuar./E.S

Të fundit

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e…

Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër...

Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, mbajti mbyllur gruan për 10 vite

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka dalë para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas...

“Sa keq që s’keni vajzë”, Rama-këngëtares: Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja

Pas takimit me qytetarët e Gramshit, kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan për të zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë. Kryesocialisti ka shkëmbyer...

Berisha nga Saranda: Hiqet mesatarja, të gjithë të rinjtë të shkollohen

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte. Ai premtoi se të gjithë të rinjtë do të shkollohen pasi...

Rama takim në Elbasan: Arsyeja pse jemi parti kaq e mirë është falë kaq shumë grave

Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe vajzat në Elbasan, ka ironizuar opozitën duke thënë se një sallë të tillë, kaq plotë, nuk...

Lajme të tjera

Web TV