Meta reagon nga burgu/ Skraparllinjtë janë njësha, e dinë që 5 është për të kaluar klasën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në takimin elektoral në qytetin e Çorovodës.

Meta shkruan se “ufo” deklaroi në Çorovodë se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?

“Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?

Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.

U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën”, thotë Meta ndër të tjera në mesazhin e tij në facebook.

Më tej, ai shkruan se teksa Rama u ka kërkuar ti japin PS 2 deputetë, Skrapari do të ketë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.

“E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura”, shkruan Meta, teksa i fton skraparllinjtë të votojnë numrin 1, koalicionin “Shqipëria Madhështore”./e.t

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV