Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër/ Mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkivoli me trupin e Papa Franceskut, i ndarë nga jeta të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, u transferua në Bazilikën e Shën Pjetrit në një procesion solemn nga rezidenca e tij e Santa Martës në Vatikan.

Kardinalë me kapelet e kuqe, arqipeshkv, priftërinj me qirinj në duar, dhe rojet zvicerane me helmet, ecën me ngadalë në sheshin e madh para bazilikës, të shoqëruar nga psalme, lutje në latinisht dhe kambanat….

14 persona me doreza të bardha e kostume të zinj, mbajtën arkivolin prej druri me trupin e Papës, teksa mijëra besimtar të mbledhur në sheshin Shën Pjetër duartrokisnin e thërrisnin shenjt menjëherë. Procesioni u drejtuar nga Camerlengo, Kardinali Kevin Farell, i cili do të drejtojë Vatikanin deri në zgjedhjen e një kreu të ri.

Një meshë u zhvillua pasi arkmorti kaloi përmes dyerve gjigande të bronxta duke u vendosur në brendësi të Bazilikës. Nga ora 11 dyert u hapën për të gjithë ata që duan ti japin lamtumirën kreut të Selisë së Shenjtë. Homazhet për publikun do të lejohen deri në orën 19 të së premtes, pasi në orën 20, siç bëri të ditur Vatikani, do të zhvillohet riti i mbylljes së arkivolit nga Camerlengo.

Të shtunën në orën dhjetë është caktuar ceremonia e varrimit, në të cilën priten të marrin pjesë të paktën 250 mijë njerëz. Me dhjetëra mijëra kanë mbërritur tashmë në Vatikan për ti bërë respektin Papës popullor, me 100 delegatë e liderë botërorë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

Do të jenë gjithashtu të pranishëm, patriarkë, kardinalë e arqipeshkëve nga i gjithë globi, e mesha do të drejtohet nga kreu i kolegjit të Kardinalëve Giovanni Battista Re.

Lexo edhe :  Alarmi i OKB: 14.000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme

Një konklavë për zgjedhjen e Papës së ri nuk pritet të nisë para 6 majit. Kardinalët që mblidhen tani në Romë do të vendosin datën pas atyre që shpesh janë diskutime të gjata. Nuk ka pretendentë të qartë për pasimin e Franceskut, por kompanitë britanike të basteve përmendin Luis Antonio Tagle, reformistin filipinez dhe italianin Pietro Parolin si favoritë. Të dy ata ishin pranë njëri-tjetrit në bazilikë, të rrethuar nga 80 kardinalë të tjerë./e.t

Të fundit

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Lajme të tjera

Web TV