“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze për procesin e paqes me Rusinë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se deklarata e Zelensky-t se Ukraina nuk do të njohë kurrë pushtimin rus të Krimesë, është “shumë e dëmshme për negociatat e paqes” dhe vetëm sa vështirëson përpjekjet për një marrëveshje mes dy vendeve.

“Krimea u humb vite më parë dhe nuk është më as një pikë diskutimi,” shkroi Trump. Ai shtoi se “jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që nuk ka letra për të luajtur tani, më në fund, duhet ta kryejë atë”.

Trump përfundoi deklaratën duke thënë se mezi pret të ndihmojë në ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund, siç e cilësoi ai, këtij “kaosi të plotë dhe total”, për të cilin tha se nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende president./e.t

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV