Protesta ndaj Albin Kurtit, gazetarët hedhin mikrofonët përtokë kur ai del nga Kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët në Kosovë sot bojkotuan kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas refuzimeve të përsëritura të tij për t’u prononcuar para gazetarëve.

Në shenjë proteste për injorimin e tij të kahershëm përballë tyre jashtë ambienteve të Kuvendit apo në institucione të tjera shtetërore, përfaqësuesit e mediave vendosën mikrofonët në tokë përpara Kuvendit të Kosovës, duke refuzuar mbulimin mediatik të Kurtit, teksa ai po dilte nga Kuvendi.

Ky veprim simbolik erdhi pas pesë tentativash të pasuksesshme për të marrë një deklaratë publike nga Kurti gjatë seancave të konstituimit të Kuvendit. Në të gjitha rastet, lideri i Vetëvendosje-s ka shmangur komunikimin me shtypin.

Gazetarët theksuan se ky bojkot nuk është një akt armiqësor, por një reagim ndaj mospërfilljes së vazhdueshme ndaj rolit të medias dhe të drejtës së publikut për informacion.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me bojkotin e sotëm nga mediat. m.p.

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV