Qira falas, ndihma për pensionistët dhe rritje investimesh/Greqia miraton masat ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, përmes një mesazhi televiziv drejtuar qytetarëve, ka shpallur një paketë të re masash ekonomike të përhershme me vlerë 1.1 miliardë euro, për të mbështetur 2.7 milionë qytetarë. Ky vendim vjen pas regjistrimit të një suficiti rekord për vitin 2024.

Sipas Mitsotakis, paratë do të shkojnë kryesisht për tre sektorë: lehtësimin e qiramarrësve, mbështetjen e pensionistëve dhe shtimin e fondeve për investime publike. Ai theksoi se me përmirësimin e ekonomisë greke, duhet të ndihen edhe përfitime të drejtpërdrejta nga qytetarët.

“Unë e di se sa e vështirë është të kalojnë muajin bashkëqytetarët tanë që jetojnë me qira dhe lehtësimi i tyre është prioriteti im i parë. Prandaj vendosëm që çdo vit dhe konkretisht në muajin nëntor shteti t’u kthejë qiramarrësve një qira të plotë, për t’u lehtësuar shpenzimet”, u shpreh kreu i qeverisë greke

Këto masa u shpallën menjëherë pas publikimit të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, i cili bëri të ditur se Greqia ka arritur një suficit primar prej 4.8% të PBB-së (11.4 miliardë euro) dhe një suficit fiskal përfundimtar prej 1.3%, çka e lejon përdorimin e suficitit shtesë këtë vit, sipas rregullave të reja të BE-së./e.t

Të fundit

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Lajme të tjera

Web TV