Deputetja dhe ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ndarë detaje nga jeta politike dhe personale.
Mes të tjerash, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bash. Kryemadhi e akuzon Bashën për tradhti politike, duke e konsideruar si përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit dhe dobësimin e opozitës.
“Tradhtia, pabesia, imoraliteti, poshtërsia, ligësia, fundërrllëku, legenllëku, çdo gjë do të përmblidhet në emrin e Lulzim Bashës. Pra, ku është Shqipëria sot, është rezultat i gjithë mënyrës politike që ndërtoi Lulzim Basha”.
“Kërcënimi që u bë nëpërmjet McGonigal apo dhe mosmarrjes së vizës amerikane, ai dorëzoi gjithë fatin, jo vetëm të opozitës shqiptare, por të të gjithë shqiptarëve. E dorëzoi në duart e një njeriu,” tha Kryemadhi. m.p.