Adoleshenti i dha fund jetës, shoku i 15-vjeçarit: Nëna nuk e përkrahte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar është vetëvarur dhe është gjetur në banesë nga familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar edhe në spital pa shenja jete, rreth orës 13:30 në datën 20 prill.

Në një intervistë në emisionin me Zemër të Hapur në News24, me autoren Evis Ahmetim, shoku i të miturit, ka ndarë disa detaje të pathënë në këtë histori.

Ai ka treguar se me Veipin kishte një miqësi të ngushtë dhe ndante shumë kohë me të. Sipas tij, 15-vjeçari kishte pasur disa probleme familjare, por nuk kishte të bënte me gjendjen familjare të familjes.

Më tej ai mohoi se Veipi të ishte bulizuar nga të tjerët, duke shtuar se ishte një person shumë social.

Shoku theksoi se nuk ishte në dijeni që ai të kishte ndonjë problem që e shqetësonte pasi ai nuk shfaqte asnjë shenjë trishtimi.

“Me Veipin njihesha në fillim të klasës së 10. Ai ishte shoku i parë që bëra në klasë. U miqësuam shumë shpejt. Unë personalisht e kam patur shok të ngushtë dhe me të rrija gjatë gjithë ditës. Ishim në një klasë dhe uleshim bashkë shumicën e kohës. Familja e tij nuk kishte asnjë problem ekonomik. Ishin një familje e rregullt dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Veipi nuk bulizohej asnjëherë. Personalisht akoma nuk arrij ta kuptoj se përse e beri, por mesa kam parë dhe dëgjuar, thonë që ka pasur probleme familjare. Unë e kam takuar për herë të fundit të premten pasi mbaruam mësimin, ai më shoqëroi deri në shtëpi. Patëm vetëm një bisedë normale asgjë e veçante si çdo ditë. Ai nuk jepte asnjë shenjë trishtimi, po të ishte shprehur, do e kisha pyetur për më shumë për ta ndihmuar. Nuk e njoh të dashurën e tij, por ai e përmendte gjithmonë.” tha ai.

Gjatë bisedës ai foli edhe për një ngjarje që kishte ndodhur para vetëvrasjes së 15 -vjeçarit. Ai tha se nëna e kishte denoncuar Veipin pasi kishte parë një video që i ishte dërguar, në të cilën shihej Veipi duke tentuar të mbyste një fëmijë më të vogël në moshë, por ai theksoi se çdo gjë kishte qenë vetëm një shaka.

Një tjetër detaj prekës në këtë histori ishte mosprania e babait të miturit, i cili sipas deklaratës së shokut, ai e takonte shumë rrallë.

Ai tha gjithashtu se nëna nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje dhe se ishte në dijeni që ai mund ta bënte një akt të tillë, por sipas saj, Veipi e bënte se kërkonte vëmendje.

Lexo edhe :  Festa e Pashkëve, Papa Françesku uron besimtarët

“Një ditë më para mamaja e tij e kishte denoncuar në polici të premten djalin e saj për dhunë, sepse para disa kohësh ishin me shokët e bënin lojëra kot dhe shaka me njëri tjetrin duke bërë mundje në fshat. Ishte bërë një video kur Veipi po mundohej me një fëmijë tjetër më të vogël dhe po tentonte ta mbyste, por ishte vetëm një shaka. Mamasë nuk i bënte fare përshtypje.

Nuk e di nëse ai foli me dikë se nëna e kishte denoncuar. Ai e kishte pohur si gjë ditën e ngjarjes te shokët e fshatit dhe nëse do reagonin s’do të kishte kohë. Babain nuk e kishte pranë. Kishte marrëdhënie të mira me të, por e takonte shumë rrallë dhe qëndronte shumë pak me të. Ai i kishte thënë nënës që do kryente vetëvrasje, por ajo kishte thënë të tjerëve që ai bënte për të tërhequr vëmendje.” theksoi shoku i 15-vjecarit.

Ai tregoi se disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë Veipi kishte lënë një letër, ku sipas tij do të shpjegohej edhe arsyeja e vendimit për aktin tragjik. Shokët nuk e kishim marrë shumë seriozisht pasi kishin menduar se ishte një shaka, por sipas tij, i mituri kohët fundit kishte shpërndarë në rrjetin social Tik-Tok për vetëvrasjen që do të kryente.

Shoku i 15-vjeçarit përfundoi rrëfimin e tij duke theksuar edhe njëherë, se shkaku i vetëvrasjes mund të jetë familja e tij sepse mamaja nuk i kishte dalë asnjëherë në krahë.

“Pyeta disa kushërinj të tij dhe më thanë që rreth orës 1 e drekës pasi kishte ikur në shtëpi sepse kishte dalë me shokët në fshat, kishte përmendur edhe një letër që në rast se do vdiste aty do shpjegonte çdo gjë. Atë ditë më dërgonte disa foto që kishim bashkë pasi kishim luajtur playstation. Të gjithë menduam se ishte një shaka që ai do bënte vetëvrasje sepse ishte një person shumë mirë psikologjikisht dhe s’kishte shfaqur asnjë problem.

Kohët e fundit kishte filluar të bënte disa poste në Tik-Tok në lidhje me vetëvrasjen. Ai ishte një person shumë social. Një ditë i kishte ikur furgoni dhe mori mamin në telefon dhe e pyeti se kur do shkonte ta merrte se aty ishte një urë të madhe. Unë mendoj se shkaku i vetëvrasjes është bërë familja pasi mamaja e tij nuk i dilte asnjëherë në krah.” përfundoi ai./E.S

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV