Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të fundit si President. Trump e prezantoi djalin me konsiderata shumë të larta për kontributin që ai ka dhënë në fitoren e tij: “Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”-u shpreh Trump. Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën. Trump ka nënshkruar Së fundmi një urdhër ekzekutiv që kërkon t’u ndalojë nënshtetësinë amerikane fëmijëve të emigrantëve pa dokumente të lindur në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar t’i japë fund një të drejte që Kushtetuta e SHBA e ka garantuar për më shumë se 150 vjet.
Ndërkaq, Barron Trump, nuk lejohet t’u japë shokëve të klasës së tij numrin e celularit për arsye sigurie, kështu që ai komunikon me ta në një mënyrë tjetër. Ai studion në NYU Stern School of Business që nga viti i kaluar. Agjentët e Shërbimit Sekret janë me të gjatë gjithë kohës. Ai më parë u kërkoi kolegëve të tij të korrespondonin përmes Discord dhe tani ata janë në kontakt përmes konzollës së lojrave Xbox. “Është platforma e tij e zgjedhur për komunikim”, -tha një burim për Page Six.
TMZ raportoi më parë se Barron “mezi ekziston” në kampus. Të qenit i rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret e bën shumë më të vështirë për të të bëjë miq. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar së fundmi aftësitë teknologjike të djalit të tij, duke bërë shumë të qeshin. “Unë e fik laptopin e tij dhe kthehem pesë minuta më vonë dhe shoh që ai e ka ndezur përsëri. E pyeta: “Si e bëre këtë?” për të cilën ai u përgjigj: “Rri larg kësaj, babi”. m.p.