“E ngjashme me patentën”/ Piloti tregon procedurat për të qenë pjesë e Forcave Ajrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot më 24 prill Forcat Ajrore të Shqipërisë bëjnë 74 vjet që nga krijimi i tyre në vitin 1951. Intervista e “Aldo Morning Show” në Tv Klan këtë mëngjes i kushtohet pikërisht këtij sektori të shtetit, kontributi i të cilit është i shquar për mbarëvajtjen dhe sigurinë e vendit.

I ftuar në studion lëvizëse piloti Klajdi Tushe ndau për publikun më shumë detaje dhe informacione rreth asaj që shumë pak prej nesh ndoshta e dinë. Ai u ndal gjithashtu dhe tek dëshira që mund të ketë çdo kush për të qenë pjesë e Forcave Ajrore, duke treguar për të gjithë procedurën që duhet ndjekur.

Licenca për të qenë një pilot mund të merret njësoj si patenta e një makine, por ky është vetëm fillimi. Pasi kërkon më shumë përgatitje dhe formim. Pas kësaj vjen një stërvitje voluminoze, e cila megjithëse mund të duket e ekzagjeruar është e domosdoshme për të përzgjedhur në ekipin e Forcave Ajrore më të mirët e të mirëve.

Klajdi Tushe: Procesi për të qenë pjesë e forcave ajrore është i ngjashëm me atë të patentës së makinës. Domethënë kalon disa prova teorike dhe praktike, disa teste. Por, në rastin e pilotit janë më të imta. Për të qenë pilot përzgjedhja bëhet nga më e mira dhe themi që kushdo mund të marrë një patentë, sepse mund të kesh burime financiare dhe e merr, por për të qenë një ushtarak ka disa kërkesa që bëjnë selektimin e këtij personi që dëshiron të bëhet në mënyrë që të përzgjedhim më të mirin. Kushdo mund të aplikojë, por ne kërkojmë që të përzgjedhim më të mirin. Përzgjedhim një grup që është ajka, më të mirët e të mirëve.

Aldo: E hiperbolizojnë pak, por për t’u bërë pilot kalon në ato provat e tmerrshme?

Klajdi Tushe: Jo këto janë shumë të vërteta dhe kështu bëhet ajo përzgjedhja që unë citova pak më herët. Këto janë pjesë të arsimimit të shkollës, pastaj ato rrotullimet që thoni ju, ato totalisht nuk janë të huaja dhe ne i kemi bërë. Aktualisht unë fluturoj me helikopter, ku kërkesa është pak më e ulët, ku stresi është më i ulët, por avionët luftarakë i kanë më të vështira dhe më kërkuese. Këto prova bëhen dhe atje, një person që është i dobët selektohet në këto prova që në fillim. Duken pas ekstreme, por që në fakt përzgjedhin atë që ne duam.

Aldo: Në fakt si trajnohen pilotët shqiptarë, ku bëjnë stërvitje dhe çfarë stërvitje bëjnë?

Klajdi Tushe: Nëse një çun i ri kërkon që të bëhet pilot, fillimisht duhet që të aderojë në Forcat e Armatosura, pra të jetë ushtarak. Duhet të kalojë njëherë në shkollën ushtarake dhe më pas, pasi ka përfunduar shkollën ushtarake, që përfundon dhe një akademi që njihet civile, përzgjedh degën që do, përshembull aviacionin. Më parë ka funksionuar ndryshe Akademia e Forcave Ajrore./e.t

Të fundit

Shtohen fëmijët me spektrin autik, llogariten 6 deri në 14 mijë persona

Numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik po rritet frikshëm në Shqipëri, por jo vetëm. Në vendin tonë nuk...

Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë të parë

Në një eksperiment të ri, shkencëtarët kanë "zbuluar" një ngjyrë krejt të re, një ngjyrë që ata thonë se nuk është parë kurrë më...

Balluku prezanton projektin “Mes Semanit e Vjosës”: Transformohet zona e Darzezës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar projektin “mes Semanit e Vjosës”. Balluku deklaroi se kjo është një nga projektet më...

Maratona e fushatës, Rama në Belsh: “Këtu kishte vetëm ferra e mbeturina”

Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve parlamentare (11 maj), kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe...

“Vladimir, stop! Po vdesin 5 mijë ushtarë në javë”. Trump nuk ka më durim me Putinin

Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kievin. Duke shkruar në llogarinë e tij në...

Lajme të tjera

Web TV