Kryeministri Rama vijon turin e tij elektoral në qytetin e Elbasanit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po bashkëbisedon me përfaqësues të biznesit në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’ që konsiston në një seri reformash dhe lehtësish fiskale që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.
“Këto të dhëna nuk duan të thonë që ne mendojmë se kemi bërë ndonjë mrekulli sepse jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra për të adresuar. E di shumë mirë sesa shumë keni ecur dhe se çfarë premisash ka ekonomia falë jush.
Sipas pasqyrave ekonomia shqiptare janë pesë vetë oligarkë që marrin lekët dhe sipas pasqyrave nuk kemi bukë, nuk kemi ujë jemi në buzë të ferrit. Unë besoj shumë që sikur të kishte hapësirë plot, po një pjesë e hapësirës në jetën virtuale t’i jepej punës, suksesit me siguri që do kishim shumë më tepër ekonomi.
Duhet të vazhdojmë me kurajo përpara dhe komplementar kemi interesin ju privat dhe ne publik e cila mbrohet më fortë ku sipërmarrja ëhstë më e fortë. Në kuadrin fiscal, nuk kemi ndryshime për të bërë, e rrëzuam taksën e sheshtë për të gjithë, nëse do kishim mbajtur taksën e sheshtë nuk do kishim sot 93 për qind të atyre që janë rrogtar në shtet apo privat që paguajnë më pak se 10 për qind.
Cdo vit i kemi kursyer më të vegjëlve 140 milionë euro që në dhjetë vjet sa shkojnë. Tatim fitimin e kemi vendosur 15 për qind, në aspektin e administrimit e di ëqë kemi të meta që janë të tonat dhe e dimë shumë mirë q ëkemi hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Nuk duam të rrisim të ardhurat, duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen.” m.p.