Funerali i Papa Françeskut, pse Putin vendosi të mos marrë pjesë personalisht?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës e Federatës Ruse, Olga Lyubimova, do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, duke përfaqësuar zyrtarisht Rusinë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili deklaroi se vendimi për përfaqësimin e Rusisë u mor personalisht nga presidenti Vladimir Putin.

Ndërsa pjesëmarrja e ministrisë është zyrtare, mungesa e presidentit Putin ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi ekzistonte mundësia që ai të udhëtonte drejt Italisë.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, dhe sipas analizave, një nga arsyet mund të jetë urdhri i arrestit i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë – një urdhër që Italia, anëtare e Bashkimit Evropian, nuk e ka zbatuar ende.

Që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, mbi 2,400 individë dhe entitete ruse janë përballur me sanksione nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe vetë presidentin Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. m.p.

Të fundit

Kishin qenë shokë të ngushtë për 40 vite, murgesha theu protokollin në funeralin e Papës

Një murgeshë 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se katër dekada, emocionoi publikun me praninë...

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e…

Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër të vëmendjes. Kurioziteti i fansave...

Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, mbajti mbyllur gruan për 10 vite

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka dalë para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas...

“Sa keq që s’keni vajzë”, Rama-këngëtares: Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja

Pas takimit me qytetarët e Gramshit, kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan për të zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë. Kryesocialisti ka shkëmbyer...

Berisha nga Saranda: Hiqet mesatarja, të gjithë të rinjtë të shkollohen

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte. Ai premtoi se të gjithë të rinjtë do të shkollohen pasi...

Lajme të tjera

Web TV