Gjuha e përdorur në fushatë/ Rama: Ishte gabim! Mua më thonë kriminel e hajdut pa fakte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin live në rubrikën “Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.

“Jemi në kushtet kur ka dëshpërim të madh në anën tjetër, që reflektohet edhe në pasaqyrat e kënetes mediatike sepse në këtë vend ku ka shumë ankesa dhe pretendime se jetohet në një auokraci, faktikisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë dhe PS. Madje edhe për vetë popullin. Së fundmi në këto pasqyra konsiderohet i sëmurë. Në të gjitha aspektet ka progress, në të gjitha zonat e vensdit, në të gjithë sektorët. Patjetër që ka ende shumë për të bërë prandaj kërkojmë mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka element të tjerë. Një është se flitet për gjuhën time, që paskam thënë dhe bërë gjëra që askush nuk i bën. Cilat janë këto? Unë akoma nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë kam bërë gjëseni tjetër përvecse kam komunikuar hapur me poublikun. Ka vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë, por ka qenë gabim pa dashje. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Nuk është diçka e krijuar për të fyer apo lënduar askënd, por me shumë të drejtë, u desh të gaboja që ta mësoja, prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. Doli prekt padashje duke folur, dhe i gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Patjetër që nuk është hera e parë që gaboj. Kam bërë edhe në ndonjë rast tjetër atë që duhet të bëjë dikush që gabon, të kërkoj ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkuar ndjesë.

Lexo edhe :  Rama ironizon opozitën nga Durrësi/ Plasi syri i keq, mandati i 9-të u mor tani!

Si shpjegohet që këta njerëz të cilët çdo natë çfarë nuk thonë flasin me një gjuhë ekstreme, unë personalisht jam shënjestra kryesore, kriminel hajdut çfarë nuk thonë pa asnjë provë, vetëm dokrra e llafe.
E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë në rrugë, pastaj përsëritet e kthehet në akuzë.
Unë mendoj se në ato që them kur përdor simbolika merrem me thelbin”, tha ai.”, tha Rama./E.T

Të fundit

Berisha-Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi dhe 4 dele

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi...

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Lajme të tjera

Web TV