“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet.

Të gjthë besimtarët janë bashkuar për shpirtin e Atit të Shenjtë. Mesha drejtohet nga Imzot Arjan Dodaj, ku të pranishëm janë Ipeshkvijtë e Dioqezave të vendit, por dhe ambasadorë.

Presidenti i Ipeshkvijve të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, mbajti një fjalim në nder të Papa Françeskut. Me fjalët më të ndjera, Dom Gjergj Meta tha se Papa Françeskun e jetoi jetën si një poezi, si “dëgjim i zërit të dikujt”.

Dom Gjergj Meta u lut që Ati i Shenjtë të pushojë nën paqen e Krishtit.

“Si President i Ipeshkvijve të Shqipërisë, në emër të të gjithë ipeshkvijve dhe besimtarëve katolikë në Shqipëri, dëshiroj t’i shpreh të Ngarkuarit me punë të Selisë së Shenjtë, Mons. Ionuţ-it, ngushëllimet më të ndjera për kalimin në amshim të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut. Po ashtu, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve ju që na jeni gjendur pranë në këto momente mërzie për humbjen e ipeshkvit të Romës, Kishës që, sikurse na thotë Shën Injaci i Antiokisë, u prin të gjitha kishave në dashuri. Në këto ditë, janë thënë, po thuhen e do të thuhen shumë gjëra rreth Papa Françeskut. Unë dëshiroj të ndalem shumë shkurt në një aspekt të jetës së këtij njeriu që u bë Papë. Jeta e tij, në mënyrë të veçantë qysh nga 13 marsi i vitit 2013, kur iu “shpërfaq” gjithë botës mbi ballkonin e shën Pjetrit, ka qenë një poezi e vërtetë. Libri i tij i fundit, i kuruar nga një prift jezuit, na dëshmon lidhjen e tij të fortë me poezinë. Pa e pasur qëllim, m’u ndërmend se ne e kemi pritur Papën me letërsi kur ka ardhur në Shqipëri. Mbrëmjet artistike për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri e kanë çelur siparin e tyre në qytetin e Durrësit. Më 16 shtator 2014, në konkatedralen katolike “Shën Luçia”, është dhënë koncerti i parë i turit “Waiting for the Pope” (“Duke pritur Papën”). Gjatë koncertit janë interpretuar pjesë nga librat e autorëve me profil religjioz si atë Gjergj Fishta me “Vallja e Parrizit”, imzot Vinçens Prennushi me “Gjeth e lule”, etj., prej aktorëve të mirënjohur shqiptarë.

Papa Françesku e donte poezinë dhe i kishte mësuar nxënësit e tij me dashurinë për të. Jeta e tij, në fakt, ishte një poezi, sepse poetët dhe ata që e shijojnë poezinë, janë për natyrë rebelë, të papërkufizueshëm dhe u ikin paradigmave standarde të cilësimit të trajtave të personalitetit të tyre. Jeta e tij ishte më së pari një poezi gjestesh, për shkak të karakterit të tij empatik ndaj atyre që vuanin dhe kishin nevojë. Ai na la trashëgim, e këtu citoj një mikun tim ipeshkëv, elokuencën e gjesteve. Ai fliste më së shumti me gjeste. Gjestet kanë të bëjnë me jetën, me konkreten, po aq sa edhe poezia, e cila shpreh krejt bukurinë dhe dramaticitetin e jetës. Gjestet e Papa Françeskut ishin ato vetë një poezi. Me siguri poezinë e ka gjetur si një mënyrë komunikimi me çdo individ, me çdo realitet, me çdo botë, me çdo kohë, aq më tepër në epokën me shumë sfida kur ai ka jetuar dhe e ka zhvilluar papatin e tij. Të gjithë ne i dimë përpjekjet e tij të jashtëzakonshme dhe vëmendjen e madhe që askush të mos ndihej i vetmuar. E siç shprehet Papa Françesku në letrën e tij të gushtit të vitit të kaluar, mbi rëndësinë e letërsisë në formim, duke lexuar një tekst letrar, ne shohim me sytë e të tjerëve, zhvillojmë “fuqinë empatike të imagjinatës”, “zbulojmë se ajo që ndiejmë nuk është vetëm e jona, është universale dhe kështu edhe njeriu më i braktisur, nuk ndihet vetëm”. Po ashtu, e dime se Papa na ka nxitur vazhdimisht që të shpresojmë dhe e ka parë edhe poezinë si një “shpërthim” shprese, guximi e dashurie për të vazhduar përpara me besim në Hyjin.

Lexo edhe :  Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për vizat! Ja i do të funksionojë shërbimi i ri

Të dashur miq që jeni këtu të pranishëm, nuk dëshiroj të zgjatem më shumë, por dua t’ju ftoj që lutja jonë sonte të jetë një poezi e krijuar për Papën, sepse ai e jetoi jetën si një poezi, për ta thënë me Borges-in, si “dëgjim i zërit të dikujt”.

Së fundmi, për ta përshkruar jetën e tij, po e mbyll me dy vargje prej një poezie të një poeti shqiptar nga Kosova, Azem Shkrelit:

“Herën e parë kërkon udhën e shkurtër

Herën e dytë bëhesh udhë e nisesh”

Papa Françesku e mbaroi udhën e shkurtër dhe tashmë ka nisur udhën e gjatë të jetës së amshuar. Pushoftë në paqen e Krishtit që aq shumë e deshi dhe e solli në qendër të jetës së Kishës”, tha Dom Gjergj Meta./E.S

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV