Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet nga Arabia Saudite ia kanë vënë syrin një tjetër emri të madh në futbollin europian.
Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Raphinha, një lojtar i Barcelonës që këtë sezon po shkëlqen me katalanasit. Për të bërë të mundur transferimin e tij, klubet arabe janë gati të paguajnë rreth 300 milionë euro.
Sipas “Sport”, kjo është një shumë që do të bindte të gjithë që marrëveshja të mbyllej sa më shpejt, duke parë që Barcelona ka nevojë për parà. Disa klube arabe kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit për të mësuar më shumë rreth situatës.
Raphinha ka qenë lider këtë sezon për Barcelonën, duke shënuar 30 gola deri më tani në 49 ndeshje të luajtura në total këtë sezon. Ai ishte pranë largimit që verën e kaluar, por në fund ishte trajneri Hansi Flick që e bindi të qëndrojë. m.p.