KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi. Ndryshimin e vendimit nr. 558, datë 06.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi më 6 shtator 2022 prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror../E.S

Të fundit

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Lajme të tjera

Web TV