Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi “për 24 orë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump, gjatë fushatës së tij, pati premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë. Ai jo vetëm që nuk e mbajti premtimin – e pritshme – por bisedimet për paqe po zgjaten tejmase.

Marrëveshja duket pranë, por ende jo konkrete. Ajo që sugjeron Trump është planifikuar të përfshijë njohjen e SHBA-së të kontrollit të Rusisë mbi Krimenë, rajoni ukrainas i aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014.

Kjo pikë duket të jetë një pikë pengese për Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga Krimea si pjesë e negociatave të paqes.

Kjo acaroi Trumpin, i cili sugjeroi në Zyrën Ovale mbrëmë se e kishte më të lehtë të merrej me Rusinë sesa Zelebskyn.

“Unë mendoj se Rusia është gati. Dhe unë mendoj se ne kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky”, u tha Trump gazetarëve.

“Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskyn. Deri më tani, ka qenë më e vështirë. Por, mendoj se kemi një marrëveshje me të dyja”, shtoi presidenti amerikan.

Në një postim të mëparshëm në Truth Social dje, Trump tha se qëndrimi i Zelensky mbi Krimenë “nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të zgjasë “fushën e vrasjes” dhe askush nuk e dëshiron këtë”. m.p.

Të fundit

Forcat Speciale kontrolle në Vlorë, Selenicë e Orikum! Çfarë ndodhi sonte me kaq befasi?

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe...

Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë,...

Përdori fondet e fushatës për botoks, ish-kongresmeni dënohet me 7 vite heqje lirie

Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju...

Sherri masiv në Lundër, 19-vjeçari që përfundoi në spital është i biri i ish-deputetit

Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u përfshinë në një përplasje mes...

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës...

Lajme të tjera

Web TV