Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e 11 Majit, Adriatik Lapaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme nga Newsbomb.al, Lapaj shihet teksa futet i vetëm në ambientet e organit të akuzës.
Lidhur me arsyen që ka çuar kreun e Aleancës Shqipëria Bëhet në Prokurorinë e Posaçme nuk ka informacione konkrete, por pak javë më parë ai paditi për shpifje Agron Shehajn dhe kjo paraqitje e dytë mund të ketë lidhje me padinë. m.p.