Politikë dhe drejtësi/ Veliaj mbetet në burg, për fatin e Berishës vendoset sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, pritet të mësojnë sot nëse çështja “Partizani” do të kalojë ose jo për gjykim në themel. Ndërkohë dje GJKKO e Apelit vendosi të lerë në fuqi masën “arrest me burg pa afat” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

 Ish-kryeministri Sali Berisha, përveç angazhimit në fushatën elektorale, ndodhet edhe përballë sfidës së drejtësisë. Pas seancës paraprake që u mbajt dje, gjyqtarja Flojera Davidhi është tërhequr për të dhënë vendimin sot në orën 13:00 se çfarë do të ndodhë me fatin e ish- kryeministrit Sali Berisha, si dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ndërkohë, po dje Gjykata e Apelit të GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Erjon Bami refuzoi kërkesat e mbrojtjes për ndryshimin e masës, duke pranuar kërkesën e SPAK për të vijuar me të njëjtën masë sigurie. Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme, janë kryer deri tani 112 veprime hetimore, përfshirë sekuestrimin dhe analizën e pajisjeve elektronike, si dhe marrjen e dëshmive të personave të përfshirë. Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, për akuzat e korrupsionit pasiv dhe fshehjes së pasurisë gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu gjykata refuzoi edhe kërkesën e biznesmenit Elman Abule për ndryshim të masës “arrest shtëpie”. Abule u arrestua në një ditë me Veliajn, nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, për të njëjtat çështje. Aktualisht procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Berisha konsiderohet i rëndësishëm pasi ndodhet në kulmin e fushatës elektorale. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, gjykata ka mbyllur vetëm pjesën e shqyrtimit të kërkesave paraprake, ndërsa nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar për kalimin e dosjes në gjykim. “Gjykata u tërhoq dhe ka marrë vendim vetëm për kërkesat tona për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri. Nesër do të mësojmë nëse çështja do të shkojë në gjyq”, deklaroi Gjokutaj, duke shtuar se mbrojtja do të konsultohet me klientët për ndonjë kërkesë tjetër procedurale. “Ne kemi kërkuar pavlefshmëri për një sërë aktesh që nga kërkesa që gjykata ti bëjë thirrje prokurorisë, ti kërkojë saktësimin e akuzës, të individualizojë provat për secilin subjekt në këtë proces, sepse siç e kemi thënë prokuroria ka sjellë të gjitha provat për të gjithë. Një e paprecedentë kjo, sepse secili i pandehur në këtë proces ka fabulën e tij dhe provat që i përkasin sipas ligjit, për ato vepra penale që akuzohen. Dhe gjykata e gjeti të rregullt këtë mënyrë. Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë e ekspertëve që s’kanë edhe njohurinë e posaçme. Pra gjithë vendimmarrja që ka dhënë sot, rrëzoi të gjitha kërkimet që ne kemi bërë gjatë seancës paraprake. Unë jam i paqartë në lidhje me këtë vendim gjyqësor, sepse procedura është e zezë mbi të bardhë, ju pëlqen apo s’ju pëlqen. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëjmë ose jo, para se të konsultohem me personat që më kanë mandatuar për të bërë këtë punë”, tha Gjokutaj. Procesi është zvarritur prej më shumë se 6 muajsh, çka shihet si një mundësi për Berishën që të përfundojë fushatën zgjedhore të 11 majit pa përballje gjyqësore. Aktualisht, Berisha është nën masën “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i ish-Klubit Sportiv “Partizani”, ku përfitues rezulton dhëndri i Berishës, janë ndërtuar të paktën 19 kulla. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë çështje janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, si dhe Xhimi Begeja, ortak i Malltezit dhe bashkëpronar i kompanisë “Homeplan”. Nën hetim është edhe financierja Andia Pustina. Së bashku me ta janë përfshirë në akuzë dhe subjektet tregtare “Studio Pustina”, “Homeplan” dhe “Kontakt”, për veprën penale të pastrimit të parave.

Lexo edhe :  Sondazhi i fundit i 11 majit: Diferenca PS-PD është 12,6%, Lapaj i treti

 

Të fundit

Klubet arabe trondisin Barcelonën, 300 mln euro për yllin e skuadrës

Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet...

Fero shpreh dhimbjen në ditëlindjen e vajzës: Më kanë ndarë padrejtësisht

Fero ka ndarë me ndjekësit një postim për ditëlindjen e vajzës, Ninës ku pretendon se nuk e ka parë prej 8 muajsh. Reperi e ka...

Policia shmang tragjedinë në Tiranë, 48-vjeçari kërcënonte me hanxhar familjen

Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën...

“Trefishim i fondeve për kërkimin shkencor”, Manastirliu bën zotimin te FSHN-ja

Për të promovuar aktivitetin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat, Universiteti...

Në hetim për dosjen “Veliaj”, Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Biznesmeni Shkëlqim Fusha ditën e sotme është paraqitur përpara SPAK. Biznesmeni është në hetim për dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi...

Lajme të tjera

Web TV