Rusia paralajmëron reagim me armë bërthamore nëse Perëndimi sulmon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtari më i lartë i sigurisë në Rusi, Sergei Shoigu, ka deklaruar se Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse sulmohet nga vendet perëndimore. Deklarata u bë në një intervistë për agjencinë shtetërore TASS.

Shoigu theksoi se ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë, të miratuara kohët e fundit, përforcojnë këtë qëndrim.

Këto komente vijnë në një moment tensioni, pasi Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance kanë paralajmëruar se SHBA mund të heqë dorë nga përpjekjet për një marrëveshje paqeje për Ukrainën, nëse nuk ka përparim së shpejti.

Shoigu, i cili më parë ishte Ministër i Mbrojtjes për më shumë se 10 vjet, tani drejton Këshillin e Sigurisë të Rusisë pas një riorganizimi të qeverisë vitin e kaluar. m.p.

Të fundit

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Motori përplaset me fugonin e mallrave, mbetet i lënduar një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV