Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, rruga “Europa”.
Një shtetas i paidentifikuar dyshohet se, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motor me drejtues shtetasin K. Sh., 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
20-vjeçari ka pësuar lëndime fizike, por për fatin e tij të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.p.