Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO, shoqëria shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve. Vendimi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

“Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i kornizës së përgjithshme të kushteve të negociimit të “KAYO” me subjekte private për sigurimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e programeve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve të helikopterëve e të kontrollorëve tëfluturimit, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes dhetë Strategjisë së Zhvillimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Subjektet private mund të jenë vendase ose të huaja, të cilat përmbushin kriteret ligjore e teknike për ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e programeve të edukimit e të trajnimit.

“Shoqëria shtetërore “KAYO” negocion çmimin e udhëhequr nga parimi i sigurimit të kushteve më të mira të kontratës, në përputhje me kërkesat operacionale dhe leverdisshmërisë ekonomike. “KAYO” në çdo rast, mbetet pronar i objekteve që do të ndërtohen, në funksion të ofrimit të programeve të edukimit dhe trajnimit”.

Për trajnimin e pilotëve dhe kontrollorëve do të përdoren simulatorë fluturimi dhe helikopterë mësimorë. Gjithashtu, kompania shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve do të bashkëpunojë me shoqëri të specializuara për trajnimin e trajnerëve për programin e përgatitjes, për trajnimin e kontrollorëve të fluturimit, si dhe pilotëve ushtarakë e civilë.

“E drejta e menaxhimit e strukturave të krijuara, me qëllim ofrimin e programeve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve të helikopterëve e të kontrollorëve të fluturimit, nuk mund të ofrohet gjatë negocimit dhe mbetet, në çdo rast, e drejtë e shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Për zhvillimin e programeve të trajnimit, KAYO mund t’i ofrojë subjektit privat, infrastrukturën e nevojshme të sigurisë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha strukturat ku ofron trajnimin apo pasuri të paluajtshme./E.S

Të fundit

Italia fali zyrtarisht atentatorin turk të Papës

  Në vitin 2000, kur Italia fali zyrtarisht Ali Mehmet Agcën, atentatorin turk që kishte qëlluar Papa Gjon Palin II...

Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në...

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin...

Midis trillimit dhe realitetit

Nga Ben Andoni A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon...

13 qershor 1917/ Qindra të vdekur nga bombardimi gjerman mbi Londër

Më 13 qershor 1917, Londra përjetoi një nga bombardimet më të rënda gjatë Luftës së Parë Botërore, kur avionë bombardues gjermanë Gotha G.IV sulmuan...

Lajme të tjera

Web TV