Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me këtë vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë.

Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Sipas vendimit të bërë publik, Shqipëria ka vendosur të ndërpresë përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2020 për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa nevojën e vizave midis dy vendeve. Kjo marrëveshje, e cila u miratua fillimisht me vendimin nr.152, datë 19 shkurt 2020, nuk do të zbatohet më për shtetasit bjellorusë.

“Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë“, thuhet në dokumentin zyrtar të qeverisë.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shtetasit e Bjellorusisë do të duhet të pajisen me vizë për të hyrë në territorin shqiptar. Po ashtu, është shfuqizuar edhe vendimi i mëparshëm nr.295, datë 15 maj 2024, i cili kishte vendosur pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes. Ky vendim i ri e shfuqizon atë dhe vendos një pezullim të plotë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare, duke formalizuar kështu rregullin e ri për hyrjen e shtetasve bjellorusë në Shqipëri./E.S

Të fundit

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se...

Forcat Speciale kontrolle në Vlorë, Selenicë e Orikum! Çfarë ndodhi sonte me kaq befasi?

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum. Masa të shtuara në Vlorë...

Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë,...

Përdori fondet e fushatës për botoks, ish-kongresmeni dënohet me 7 vite heqje lirie

Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju...

Sherri masiv në Lundër, 19-vjeçari që përfundoi në spital është i biri i ish-deputetit

Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u përfshinë në një përplasje mes...

Lajme të tjera

Web TV