Takimi në Himarë, Berisha sulmon Ramën: Nuk do i gëzosh kurrë pronat e manastirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha foli sot nga Himara për paprekshmërinë e pronës. Ai bëri një thirrje që Kryeministri Edi Rama nuk do t’i gëzojë kurrë tokat e manastirit, të përfolura shumë në muajt e fundit në lumin e akuzave ndërmjet PD dhe PS.

“Qeveria e ardhshme paprekshmërinë e pronës, kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet do t’i ketë përparësi absolute. Sot, në Shqipëri ka ligje që janë një kopje e ligjeve të ’46. Rama ka krijuar një agjenci ku ka vendosur si pronë të gjithë terr e shtetit shqiptar. Ka vënë aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve në Himarë, në Vlorë, në Berat, kudo në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të kthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, që e meriton neverinë tuaj, se erdhi si misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili në familjes e tij do të plaçkisë Gjipen dhe tokat e manastirit.

Edi Rama as ti nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë, që është e manastirit dhe e këtyre banorëve dhe ti nuk do mund ta marrësh kurrë. Shqipërinë Madhështore ne do e nisim nga dhimbshuria, nga solidariteti njerëzor. m.p.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV