Tronditet Franca, sulm me thikë në shkollë! Humb jetën një nxënës, plagosen tre të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të mërkurë, ku një sulm me thikë brenda një shkolle të mesme ka përfunduar me një të vdekur dhe tre të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë franceze, viktima është një nxënës i shkollës, ndërsa autori i dyshuar është një tjetër nxënës, 15 vjeç, i cili u neutralizua nga mësuesit përpara se të mbërrinte policia në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se deri tani nuk ka asnjë shenjë që të tregojë për një motiv terrorist pas sulmit. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë brenda mureve të shkollës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik francez dhe ka ringjallur debatet mbi sigurinë në ambientet shkollore. m.p.

Të fundit

Keni plane për fundjavën? Sinoptikania: Temperaturat do jenë të larta, por do ketë shi

Kjo fundjavë do te karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm sipas sinoptikanëve ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare...

Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza, po bëhen krime kundër njerëzimit

Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të...

GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, SPAK e ankimon në Apel

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës...

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve, SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës

Në Prokurorinë e Korçës zhvillohet takim ndërinstitucional në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të hetimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Në Prokurorinë pranë...

Lajme të tjera

Web TV