U dënua me 5 vite e gjysmë burg, kardinali kërkon të jetë pjesë e Konklavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kardinali Giovanni Angelo Becciu, i dënuar për krime financiare nga gjykata penale e Vatikanit në vitin 2023, po pretendon se ka të drejtë të marrë pjesë në konklavën e ardhshme për zgjedhjen e Papës, pavarësisht se është shpallur zyrtarisht “jo-elektor”, shkruan A2 CNN.

Becciu, dikur një nga figurat më të fuqishme në Vatikan, u urdhërua nga Papa Françesku në vitin 2020 të heqë dorë nga “të drejtat dhe privilegjet” e një kardinali pas përfshirjes së tij në një skandal të madh financiar. Ai kishte mbajtur më parë pozicionin e zëvendësit në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, një rol me autoritet të lartë dhe akses të drejtpërdrejtë te Papa.

Hetimi ndaj tij lidhej me një investim të dështuar në një pronë në Londër, që i kushtoi Selisë së Shenjtë dhjetëra milionë dollarë. Për këto akuza, Becciu u dënua me 5 vite e gjysmë burg, por ai ka apeluar vendimin dhe vazhdon të jetojë në një apartament brenda Vatikanit.

Megjithëse zyra e shtypit e Vatikanit e ka listuar si “jo-elektor”, Becciu deklaroi për një gazetë sarde se “nuk ka pasur ndonjë vullnet të qartë për të më përjashtuar nga konklava apo ndonjë kërkesë për dorëheqje të shkruar”. Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e tij në konklavë pritet të merret nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, dhe kardinali Pietro Parolin.

Becciu, 76 vjeç, është ende brenda kufirit të moshës për të votuar në konklavë, pasi vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç kanë të drejtë vote. Aktualisht, janë 135 kardinalë të pranueshëm për të marrë pjesë në zgjedhjen e Papës së ardhshëm. m.p.

Të fundit

Klubet arabe trondisin Barcelonën, 300 mln euro për yllin e skuadrës

Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet...

Fero shpreh dhimbjen në ditëlindjen e vajzës: Më kanë ndarë padrejtësisht

Fero ka ndarë me ndjekësit një postim për ditëlindjen e vajzës, Ninës ku pretendon se nuk e ka parë prej 8 muajsh. Reperi e ka...

Policia shmang tragjedinë në Tiranë, 48-vjeçari kërcënonte me hanxhar familjen

Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën...

“Trefishim i fondeve për kërkimin shkencor”, Manastirliu bën zotimin te FSHN-ja

Për të promovuar aktivitetin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat, Universiteti...

Në hetim për dosjen “Veliaj”, Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Biznesmeni Shkëlqim Fusha ditën e sotme është paraqitur përpara SPAK. Biznesmeni është në hetim për dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi...

Lajme të tjera

Web TV