Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.

Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga Radio Evropa e Lirë , një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

Vuçiç deklaroi më 23 prill se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

“Me presidentin e Rusisë, Vladimirin Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.

“Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi Vuçiç.

Lexo edhe :  Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë në Stamboll, epiqendra në detin Marmara

Ai shtoi se në Moskë do të bisedojë gjithashtu me Putin për një marrëveshje të re për gazin dhe për një zgjidhje për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilës Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione për shkak se shumica e hisedarëve të kompanisë janë kompani ruse.

Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiç zhvilloi me Putinin.

Në deklarimet pasuese, Vuçiç insistoi se nuk e ndryshon vendimin për të vizituar Moskën, pavarësisht faktit se, siç tha ai, Perëndimi mund të përgjigjet me një formë sanksionesh.

Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull bisedimesh.

Përparimi i saj është bllokuar për shkak të refuzimit që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Brukseli kërkon gjithashtu nga Beogradi përparim në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën./E.S

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV