Albulena Haxhiu nuk heq dorë: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, zgjedhje të reja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht pengesave për që po has, por përkundrazi u shfaq sfiduese, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik për të konstituar Kuvendin po e shtyn vendin në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.

“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë. Kushtetuta parashikon që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit, njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Sipas kësaj logjike, i bie që nëse ata refuzojnë që të votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për të votuar nënkryetarin”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se Vetëvendosja është e hapur për dialog me partitë e tjera, lidhur me caktimin e një date për zgjedhjet. Ajo dështoi sot për të katërtën herë për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit me 57 vota pro, 48 kundër dhe 3 abstenime, ndërkohë që nevojiteshin 61 vota për zgjedhjen e saj. m.p.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV