Atentati në Lundër, gazetarja zbulon të tjera DETAJE: Janë gjetur 3 gjurmë ADN-je

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka zbuluar të tjera detaje në lidhje më atentatin me armë në Lundër, ku katër të rinj mbetën të plagosur.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e kaluar, Lala zbuloi se të paktën edhe tre gjurmë të ADN janë gjetur në vendngjarje, që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Po ashtu sipas gazetares, janë gjetur edhe sende personale të autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, Lala ka ngritur sërish dyshimet se shënjestrat nuk ishin fëmijët por ishin të tjerë, teksa shtoi se 11-vjeçari i plagosur rëndë, vazhdon të jetë në lufton për jetën, në një spital të Italisë.

“Ngjarja në Lundër ku u plagosën katër persona, mes tyre dy fëmijë të mitur, ngjarje shumë e rëndë. E patolerueshme që krimi të ngrejë dorën mbi fëmijë. Është plagosur edhe një 19 vjeçar student në Britani dhe shoferi. Zhvillimi ka të bëjë me faktin që pas rikqyrjes së vendit të ngjarjes, janë zbuluar sende personale të autorëve të dyshuar. Janë zbuluar të paktën tre gjurmë të ADN dhe shpresat për identifikimin e autorëve rriten ndjeshëm.

Ndoshta nuk zbulohen sot, por policia ka ADN në databazë zyrtare dhe probabiliteti i zbulimit është shumë i lartë. 11 vjeçari është në gjendje të rëndë por ende në jetë, shpresojmë tja dalë. Policia duhet të shkojë te urdhëruesit. Edhe nëse kapen ekzekutorët, duhet punuar dhe hedhur dritë me këtë ngjarje. Ka dyshime që policia dhe prokuroria besojnë që shënjestrat nuk ishin fëmijët por ishin të tjerë. I takon hetimit të sqarojë shënjestrën”, tha gazetarja./E.S

Të fundit

Mes dashurisë ndaj katër putrakëve dhe mizori-hedhjes nga Ura Vajgurore…

LIDHJA komplekse e  NJERIUT ME KAFSHËT Dhe Perëndia krijoi kafshët e ujit dhe të Tokës: Të mbushen ujërat me...

Keni plane për fundjavën? Sinoptikania: Temperaturat do jenë të larta, por do ketë shi

Kjo fundjavë do te karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm sipas sinoptikanëve ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. “E shtuna do t’i ketë...

Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare...

Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza, po bëhen krime kundër njerëzimit

Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të...

GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, SPAK e ankimon në Apel

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës...

Lajme të tjera

Web TV