“Bëra shaka kur thashë se do sjell paqen për 24 orë”, Donald Trump më në fund e pranon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej president i SHBA-së, ku tha se do e ndalte luftën në Ukrainë për 1 ditë.

Duke folur për revistën TIME, Trump tha se pretendimi i tij se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, ishte një shaka.

“Epo, e thashë në mënyrë figurative dhe e thashë si ekzagjerim”, tha Trump. “Natyrisht, njerëzit e dinë që kur e thashë këtë, u tha me shaka, por u tha gjithashtu se lufta do të përfundojë”, shtoi më tej Trump.

Kjo deklaratë e tij vjen në javën kur Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Trump është “i frustruar” me negociatat për t’i dhënë fund luftës dhe durimi i tij “po mbaron”.

Ai gjithashtu i ka bërë lutje të veçanta presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin në dy ditët e fundit, për t’i dhënë fund luftës pasi paralajmëroi se mund të heqë dorë për ndërmjetësimin e paqes nëse secila palë “e bën shumë të vështirë”. m.p.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV