Berisha: Grant 30 mijë që të rinjtë të blejnë shtëpi, nuk ka të ardhme pa ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Sali Berisha, nga njësia 4 në Tiranë, ku prezantoi programin e PD, tha se do të bëjë gjithçka që të kthejë të rinjtë e larguar nga vendi. Ai tha se për ta do të ketë lehtësira dhe subvencione.

“Nuk kemi ne të ardhme çfarë do që të bëjmë, nëse të rinjtë nuk qëndrojnë në këtë vend dhe nuk vendosin të ndërtojnë ëndrrën e tyre në këtë vend. Dhe përpjekja jonë do të jetë titanike që çdo i ri të ketë shansin të mbarojë shkollën e lartë”.

“Asnjë mesatare nuk do të ketë për shkollim. Qeveria do paguajë 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Do paguajë të gjitha shpenzimet për trajnimin e tyre. Çdo çift i ri do të ketë një grant 30 mijë euro për të patuar çatinë mbi kokë, për të paguar interesat e kredisë”.

“Do bëjmë gjithçka që këta qindra-mijëra të rinj që na ikën, 600 mijë kanë ikur në 10 vitet e fundit, të kthehen 5 vite pa asnjë taksë. Kredi të buta për strehim. Do bëjmë gjithçka të kthejmë kombin në moshën e rinisë. Vetëm një komb që ruan dhe jeton në moshën e rinisë së tij, është komb me të ardhme. Për fat të keq këto 12 vite shqiptarët humbën me shpejtësi të rrufeshme moshën e tyre të rinisë. Por unë kam besim të madh tek Zoti, kam besim të madh tek qytetarët shqiptarë që ne do rikthejmë përsëri dhe do vendosim këtë komb në moshën e rinisë së tij”, tha ai. m.p.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV