Donald Trump: Ukraina jo në NATO, Krimea vetëm e Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gadishulli i Krimesë është tashmë pjesë e Rusisë dhe ashtu do të jetë. Kështë është shprehur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në një intervistë për prestigjiozen “Times”, Trump theksoi se Zelenski e kupton shumë mirë se Krimea do të qëndrojë me Rusinë. Trump fajësoi paraardhësin e tij për këtë dështim.

“Më pyet nëse Kriema do të qëndrojë me Rusinë, ne po flasim për të pasi vetëm ajo po përmendet këto ditë. Kriema do të qëndrojë me Rusinë. Zelenski e kupton mjaft mirë këtë gjë dhe të gjithë e kuptojnë madje sepse gadishulli ka qenë me rusët për një kohë shumë të gjatë. Kjo ka ndodhur shumë herët para se të vinte Trump në detyrë. E përsëris se kjo ishte lufta e Obamës. Kjo ishte një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.

Trump është shprehur kundër edhe idesë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Madje anëtarësimi në NATO shikohet edhe si një nga shkaktarët e fillimit të luftës në vitin 2022. “Unë nuk mendoj se Ukraina do të anëtarësohet ndonjëherë në NATO. Mendoj se kjo ka qenë e ditur që nga dita e parë, kjo është arsyeja, besoj, e fillimit të luftës. Nësë kjo çështje nuk do të ishte trajtuar që në fillim, do të kishim një shans më të mirë për rajonin”, shtoi ai.

Trump bëri edhe një “Mea Kulpa” kur tha se përfundimi i luftës në 24 orë është e ekzagjeruar. Ai pranoi se kjo frazë është thënë për një përfundim sa më të shpejtë të luftës. Në fund Trump gjeti kohë të lavdëronte edhe “të preferuarin e tij”, Vladimir Putin, për të cilën tha se ai është i vetmi president që mund ti japë fund luftës. m.p.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV