Gara në qarkun Korçë, PS nuk i mjafton 1 votë për avantazh, por diaspora mund ta ndihmojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduart Zaloshnja mendon se në Qarkun Korçë këto zgjedhje do të jenë shumë interesante për shkak të “lojës strategjike” të dy subjekteve kryesore, PS dhe PD, me diasporën që mund të trazojë ujërat.

“Më 2021, PS-së i duhej të merrte në Qarkun Korçë qoftë edhe 1 votë me shumë se PD-ja, që ta siguronte mandatin e 6-të të saj. Ndërsa tani mund t’i duhen rreth 14 mijë vota epërsi, për të siguruar mandatin e 6-të, sepse këtë vit Qarku Korçë ka gjithsej 10 mandate parlamentare (e jo 11 si para katër vjetësh)”, shprehet ai në një analizë të sotme.

“Më 2021, kur emigrantët nuk mund të votonin me postë, por as edhe duke ardhur me autobusë (prej pandemisë), PS-ja mori 60540 vota të vlefshme, përkundrejt 50480 votave të PD-AN dhe 8500 votave të LSI-së. Tani që PD dhe LSI janë bashkë në Aleancën e Shqipërisë Madhështore dhe që qarkut i është pakësuar 1 mandat, PS-së i duhet ta rrisë ndjeshëm epërsinë ndaj të dyjave, për të ruajtur 6 mandatet që mori para katër vjetësh.

Dy dinamika janë në lojë në qark, në ndryshim nga viti 2021. Së pari, emigrantët mund të votojnë si me postë, ashtu edhe duke ardhur fizikisht të votojnë më 11 maj – dhe historikisht PS-ja ka patur epërsi ndër korçarët në emigracion. Së dyti, LSI-ja është dobësuar ndjeshëm në territorin e Qarkut Korçë.

Por a do të jenë këto dy dinamika të mjaftueshme për t’i dhënë PS-së një epërsi prej rreth 14 mijë votash në Qarkun Korçë? Që do t’i siguronin asaj përsëri mandatin e 6-të atje. Kjo është pyetja më interesante statistikisht në llogaritë elektorale të qarqeve të ndryshme”, analizon Zaloshnja. m.p.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV